Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) në partneritet me Bashkinë Gjirokastër janë duke zbatuar projektin “Fuqizimi i kapaciteteve të Qendrës Sociale Komunitare Zinxhira për të ofruar shërbime të specializuara dhe gjithpërfshirëse për komunitetet në nevojë”. Thirrja është hapur si pjesë e nën-grantit “BE për Kujdesin Social”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Projekti synon të adresojë sfidat e komuniteteve të margjinalizuara, më qëllim lehtësimin e aksesit të tyre tek shërbimet e integruara. Me një fokus tek rritja e kapaciteteve të stafit lokal, përmirësimi i aksesueshmërisë infrastrukturore, krijimi i njësisë lëvizore të ofrimit të shërbimeve tek zonat rurale dhe periferike, zbatimi i programeve të synuara të ndërhyrjes, hartimi i protokolleve, si dhe realizimi i fushatava informuese e ndërgjegjësuse.
Qëllimi i prokurimit
Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri – IRCA kërkon të blejë një automjet të përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve lëvizëse kontakti per Qendrën Sociale Komunitare Zinxhira në territorin e Bashkisë Gjirokastër. Ky automjet do të shërbejë për transportin e stafit dhe për materialet e nevojshme për shërbimet sociale të ofruara nga kjo qendër për komunitetet në nevojë, duke minimizuar barrierat për aksesin e shërbimeve të ofruara në qëndër.
Për më shumë detaje, lutemi të konsultoni dokumentat për aplikim.
Klikoni këtu për të lexuar Thirrjen për ofertë_ Blerje automjeti:![]()
Klikoni këtu për të shkarkuar ANEKS A Oferta Financiare:![]()
Klikoni këtu për të shkarkuar ANEKS B Specifikimet Teknike:![]()
Dorëzimi i Ofertave
Kjo thirrje do te qendroje e hapur pergjate periudhes 18 shtator 2024- 2 tetor 2025. Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 2 Tetor 2025 ora 23:50 në adresën e e-mailit prokurime.irca@gmail.com .
ose
dorazi të mbyllur me zarf në adresën :
Instituti I Kultures Rome ne Shqiperi : Rr.Kristaq Prifti, ND.9 , H2,D/A Yzberish Tiranë, Kutia PO.Box 154 Tirana, 1052.
Siper zarfit shkruani dhe Aplikim Tender reference no/65-25




