Publikohet Protokolli për Integrimin e Shërbimeve Sociale, Shëndetësore dhe Arsimore

Protokolli për integrimin e shërbimeve sociale, shëndetësore dhe arsimore përfaqëson një dokument strategjik dhe operativ që synon të orientojë organizimin, funksionimin dhe standardizimin e shërbimeve të integruara sociale, shëndetësore dhe arsimore në Bashkinë Gjirokastër, me fokus të veçantë në Qendrën Komunitare “Zinxhira”. Dokumenti është ndërtuar mbi parimet e të drejtave të njeriut, mbrojtjes së fëmijëve, barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale, duke u mbështetur në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të ofrimit të shërbimeve.

Ky publikim u përgatit me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Bashkisë Gjirokastër dhe IRCAS dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian, apo ato të UNICEF, World Vision, a Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Klikoni këtu për të lexuar protokollin: