Pozicione të hapura për projektin “Zërat e Ndryshimit: Fuqia e Narrativës Dixhitale”

Projekti “Zërat e Ndryshimit: Fuqia e Narrativës Dixhitale” synon të ndalojë përfaqësimin negativ të komuniteteve të margjinalizuara, veçanërisht grupeve rome dhe egjiptiane, në sferën e medias online. Ky projekt zbatohet nga IRCA, i mbështetur nga BIRN Albania, në bashkëpunim me SCiDEV dhe Qendrën Faktoje, dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian.
Për këtë projekt, ne po kërkojmë:
  • Dy Ekspertë të Medias – Monitorim dhe Raportim të Medias Online mbi Përfaqësimin e Komuniteteve të Margjinalizuara;
  • Ekspert të Prodhimit të Video-kasteve.
Në këtë link, do të gjeni Termat e Referencës për dy pozicione të hapura. Mirëpresim aplikimet tuaja.

https://drive.google.com/drive/u/1/folders/1RCZ6zjiiawqYqAx6_zvywSB_-vnfq0h7

Thirrja për këto pozicione do të mbetet e hapur nga 2 qershori 2025 deri më 13 qershor 2025.