Drama “Braktisja e Dytë”

Më datë 15 prill 2025 Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) organizoi dramën e sukseshme “Braktisja e Dytë”.

Drama nxjerr në pah sfidat dhe qëndrueshmërinë e komunitetit rom. Drama ishte pjesë e Javës Kulturore Rome që feston identitetin dhe trashëgiminë rome. “Braktisja e Dytë” portretizon fuqishëm vështirësitë e braktisjes dhe shpresës përmes zërave të artistëve të rinj romë. IRCA mbetet e përkushtuar për të promovuar kulturën rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin përmes artit dhe rrëfimit të historive.

Drama “Braktisja e Dytë” është realizuar nga trupa e aktorëve të Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri – IRCA.
Regjia dhe shkrimi : Marjus Veizi
Akorët : Ana Manushi, Katelin Taho, Jonida Shkjau, Joan Mezini, Fatjon Kadiasi, Sebastjan Hamzaj, Erlinda Libohova, Alkida Kadiasi, Klaudjo Taho
Muzika : Lavdërim Misini
Video : Migena Kodra
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tirane

Dramën mund ta shikoni në kanalin e IRCA-s në YouTube!
Linku i dramës: https://m.youtube.com/watch?v=bYNfqjhk6gM&d=w