Publikohet Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve (CPP)

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri është i përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve. Ne pranojmë se të gjithë fëmijët, pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia etnike ose prejardhja, kanë të drejtën e mbrojtjes nga të gjitha format e abuzimit dhe dëmtimit. Kjo Politikë për Mbrojtjen e Fëmijëve (CPP) që po publikojmë përcakton qasjen gjithëpërfshirëse të organizatës sonë për krijimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët dhe përshkruan përgjegjësitë tona për të parandaluar, për t’u përgjigjur dhe për të raportuar çdo formë abuzimi ose shfrytëzimi të fëmijëve.

Klikoni këtu për të lexuar dokumentin në anglisht: