Shtyrje afati aplikimi: Pozicion i hapur një fizioterapist me kohë të pjesshme, për të ofruar shërbime mbështetëse për gratë, fëmijët dhe grupet e tjera vulnerabël në Bashkinë Elbasan (shërbime në ambientet e Qendrës Sociale “Balashe” dhe shërbime lëvizëse)

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) njofton të gjithë kandidatët e interesuar se afati i aplikimit për pozicionin “Fizioterapist me kohë të pjesshme, për të ofruar shërbime mbështetëse për fëmijët, gratë dhe grupet e tjera të margjinalizuara në Bashkinë Elbasan”, në kuadër të projektit EMBRACE BALASHE, është shtyrë.

Afati fillestar i aplikimit, i përcaktuar më 14 mars 2025, shtyhet deri më 28 mars 2025, me qëllim mundësimin e një pjesëmarrjeje më të gjerë të kandidatëve të interesuar.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në adresën e emailit institute.irca@gmail.com ose prokurime.irca@gmail.com ose fizikisht pranë zyrave të IRCA-së deri në afatin e ri të aplikimit.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë një kopje e jetëshkrimit profesional (CV), një letër interesi, ofertë financiare.

Vëmendje: Në subject të e-mailit të vendoset: Aplikim për pozicionin Fizioterapist në kuadër të projektit EMBRACE Balashe.

Dokumenti i plotë i Termave të Referencës mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/document/d/1uPOCws8MWdZGnUnxildLaP3HDiFrFrFJ/edit?usp=sharing&ouid=108990660988952407399&rtpof=true&sd=true

Application Deadline Extension: Open Position for a Part-Time Physiotherapist to Provide Support Services for Women, Children and Other Vulnerable Groups in the Municipality of Elbasan

The Institute of Romani Culture in Albania (IRCA) informs all interested candidates that the application deadline for the position of “Part-Time Physiotherapist to Provide Support Services for Children, Women and Other Marginalized Groups in the Municipality of Elbasan”, under the EMBRACE BALASHE project, has been extended.

The original application deadline of 14 March 2025 has been extended until 28 March 2025 in order to provide additional time for interested candidates to submit their applications.

Interested applicants are invited to submit the required documents to institute.irca@gmail.com or prokurime.irca@gmail.com or deliver them physically to the IRCA offices before the new deadline.

Required documents include a copy of Curriculum Vitae (CV), a letter of interest, an offer financial.

Attention: Please indicate in the subject line of the email: Application for the Physiotherapist Position under the EMBRACE Balashe Project.

The full Terms of Reference document can be downloaded at the following link:

https://docs.google.com/document/d/1uPOCws8MWdZGnUnxildLaP3HDiFrFrFJ/edit?usp=sharing&ouid=108990660988952407399&rtpof=true&sd=true