Terma Reference
Projekti |
Qëllimi jemi Ne – Gratë Rome të Fuqizuara
|
Pozicioni |
Mësues për ofrimin e kurseve të shkrimit dhe leximit në gjuhën shqipe.
|
Periudha kohore |
8 muaj |
Bashkia |
Tiranë, Fier, Shkodër, Divjake(Grabian) dhe Durrës |
- Informacion i Përgjithshëm
IRCA – INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRI Eshtë një organizë të jo-fitim prurëse e cila ofron shërbime për advokimin për akses të barabartë të Romëve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale. IRCA është duke zbatuar inisjativën “Qellimi jemi Ne – Gratë Rome të Fuqizuara.
- Qëllimi i projektit : Projekti synon të fuqizojë vajzat dhe gratë rome duke përmirësuar arsimimin, kompetencat dhe njohuritë e tyre në të drejtat qytetare, angazhimin e qytetarëve, avokimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike.
- Qellimi i shërbimit : Në kuadër të projektit “Qellimi jemi Ne – Gratë Rome të Fuqizuara: Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri kërkon të kontraktojë 5 mësues me kohë të pjesëshme për ofrimin e kurseve të shkrimit dhe leximit si dhe aftësimit të jetës në gjuhën shqipe.
- Detyrat dhe Përgjegjësitë :
- Të hartojë një program mësimor për dhënien e kurseve bazë të gjuhës Shqipe.
- Të ofrojë kurse për shkrim dhe lexim për vajzat dhe grate Rome në zonat Tiranë, Divjakë, Durrës, Fier dhe Shkodër.
- Të raportojë periodikisht për ecurinë e mësimdhënies dhe performancën e nxënësve si edhe të përgatisë raportin final pas përfundimit të kursit.
- Kualifikime dhe Eksperienca
- Edukimi :
- Diplomë universitare në Mesuesi ose shkenca edukimi dhe Sociale
- Njohuri të mira në dhënien e kurseve në gjuhën shqipe.
- Të ketë marrë trajnime në mësim dhënie .
- Mësuesit nga minoriteti rom do të kenë përparësi.
- Eksperienca
- Eksperience në dhënien e kurseve të shkrimit dhe leximit në gjuhen shqipe.
- Të ketë njohuri dhe komunikim të mirë me komunitetet e disavantazhuara.
- Të paktën 2 vite eksperiencë në aktivitetet komunitare.
- Të ketë njohuri të mira në raportim dhe përkushtim në punës e saj.
- Aftësi teknike
- Aftësi të shkëlqyera analitike, menaxhimi dhe koordinimi.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të lehtësimit.
- Aftësia për të përmbushur afatet.
- Aftësi për të punuar në një ekip
- Kohëzgjatja:
Mësuesi do të angazhohet për 8 muaj gjithësej nga lidhja e kontratës.
- Dokumentat e kërkuar
- Letër motivimi
- Curriculum Vitaee
- Dokumente mbështetëse për kualifikimet dhe eksperiencat në fushën e shërbimit sipas CV
- Proçedura e Aplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre (me një e-mail të vetëm) në adresen : prokurime.irca@gmail.com
Afati i fundit i aplikimit: 20 korrik 20201
Vendndodhja: Tiranë
- Procedura e Vleresimit:
Kriteret e vlersimit |
Vlera ne % |
Edukimi |
30% |
Eksperiencat |
50% |
Aftesite teknike |
20% |