THIRRJE PËR EKSPERT

Për Hartimin e Planeve të Biznesit për 20 përfitues dhe njohës i mirë i rregullave për start-up dhe profesionistët e pavarur.    

Ref : __21/22___                                                   Tiranë, më 26 Gusht 2022

TERMA REFERENCE

Pozicioni Ekspert Lokal
Lloji i kontratës Kontratë shërbimi
Zona e zbatimit Fier, Berat dhe Devoll
Periudha e kryerjes së shërbimit Shtator  2022 – Janar 2023 ( 20 ditë punë)
Afati i aplikimit 10 Shtator 2022

Informacion i përgjithshëm mbi organizatën:

Themeluar në vitin 2011, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri(IRCA) është një OSHC Rome e cila qëndron për një shoqëri multi-etnike dhe gjithëpërfshirëse që bazohet në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe barazisë.

Misioni i organizatës është të mundësojë një zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm të komuniteteve rome nëpërmjet avokimit, mobilizimit, fuqizimit, bashkëpunimit, hulumtimit të orientuar drejt politikave, veprimit dhe kërkimit pjesëmarrës, si dhe pjesëmarrjes së barabartë në proceset demokratike, akses të barabartë në të drejta dhe shërbime dhe promovim i kulturës dhe identitetit rom.

Informacion rreth projektit:

Në kuadër të Projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor, i zbatuar nga PNUD-i me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe shërbimin e Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), Ju ftojmë të aplikoni si ekspert per hartimin e planeve te biznesit te pjesëmarrësve të orientuar në tregun e vetëpunësimit me një ide sipërmarrje e startup-i.

Nën mbikëqyrjen e PNUD-it, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) do të angazhohet për të zhvilluar nje seri trajnimesh per nje periudhe tre deri në pese muaj me aplikantët e përzgjedhur per te konsoliduar njohurite ne funksionimin e tregut të punes, eksplorimit të tij, kryerjen e praktikës në vendin e punës ose kursit të formimit profesional si dhe formoje pjesemarres te gatshëm për punësim. Ndërkohë aplikantët e përzgjedhur të cilët janë të prirur për të drejtuar sipërmarrje do të lehtësohen nga ekspertët në hartimin e planit të biznesit si dhe financimin e tij. Një fokus do ti kushtohet menaxhimin e biznesit, mbajtjes se llogarive, taksat dhe detyrimet, teknikat e marketingut etj. Të paktën 20 persona nga të tre qytetet, Fier, Berat dhe Devoll do të jenë përfitues të skemës së mbështetjes së startup-eve.

Mentorimi i personalizuar do të mbështesë sipërmarrësit e Rom dhe Egjiptian të kthyer në Berat, Devoll dhe Fier, për të rritur bizneset e tyre dhe për t’i formalizuar ato, potencialisht duke ofruar mundësi punësimi për të kthyerit e  papunë.

Qëllimi i projektit është:

Në kuadër të kësaj inisjative, IRCA kërkon të kontraktojë dy ekspertë lokal, të cilët kanë eksperiencën dhe kapacitetet e nevojshme, për të hartuar plane biznesi inovatore, mentorojnë pjesëmarrësit dhe kanë njohuri në fushën e vetëpunësimit formal të profesionistëve të pavarur në bashkitë Fier, Berat dhe Devoll.

Ndërhyrja e propozuar bazohet në sigurimin e përfshirjes sociale dhe fuqizimin ekonomik të komuniteteve vulnerabël në Shqipëri, me fokus të veçantë tek të kthyerit romë dhe egjiptianë.

Detyrat dhe përgjegjësitë që pritet të realizohen nga eksperti:

Në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me ekipin kyç të projektit, puna e Ekspertit të biznesit duhet të përfshijë, por pa u kufizuar në detyrat e meposhteme:

  • Të përpilojë një model plani biznesi të detajuar të përshtatur për target grupin e synuar.
  • Të jetë përgjegjës për mentorimin, lehtësimin dhe ndjekjen e pjesemarresve për të zhvilluar idetë e reja të biznesit, zhvillimin e planeve të biznesit, duke ofruar ekspertizën e tij/saj në shërbime këshilluese dhe mbështetëse.
  • Të ndjekë hap pas hapi përfituesit në materializimin e idesë së biznesit dhe hartimit të planit të biznesit.
  • Të japë inpute teknike për përmirësimin e modelit të biznesit, planit të biznesit, planit të
  • marketingut dhe në veçanti përmirësime në propozimin e vlerës, produkteve / shërbimeve dhe tregjeve të synuara.
  • Të ofrojë ekspertizë për të pjesëmarrës të programit, mbi çështjet ligjore dhe taksave që lidhen me regjistrimin e bizneseve të reja.
  • Të mbështesë dhe mentorojë sipërmarrësit gjatë procesit të inkubimit.
  • Së bashku më anëtarë të tjerë të stafit të projektit, të hartojë kriteret dhe metodologjinë për procesin e vlerësimit të ideve të biznesit, kriteret e skemës së granteve dhe kriteret e përzgjedhjes së ideve më të mira për financim.

Kualifikimet dhe eksperienca:

Personat e interesuar duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Diplomë universitare në menaxhim biznesi, apo shkenca të ngjashme ekonomike;
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë pune me startup-e ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe ndër-kulturore;
  • Aftësi organizuese dhe planifikuese.
  • Ekspertizë teorike dhe praktike në çështje të lidhura me punësimin dhe vetëpunësimin.
  • Expertizë teorike dhe praktikë në çështje financiare të menaxhimit të një biznesi.
  • Aftësi për të respektuar afatet, disponueshmëri dhe të demostrojë korrektësi në kryerjen e shërbimit.

Kohëzgjatja:

Eksperti do angazhohet në ditë të caktuara të dakordësuara me IRCA-n, përgatë periudhës Shtator 2022 – Janar  2023 (20 Ditë).       

APLIKIMI DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët për ekspertë, që plotësojnë kriteret e mësipërme, duhet të dorëzojnë brenda datës 9 Shtator 2022, dokumentet si më poshtë:

 Curriculum Vitae ose Portofolin e Punëve.

 Kopje e dokumentit të identifikimit;

 Leter Interesi ku të pasqyrojë shkurtimisht metodologjinë/qasjen e përdorur, eksperiencat në të kaluarën lidhur me hartimin e planeve të biznesit si dhe kualifikimet.

Aplikimi mund të dërgohet nëpërmjet postës elektronike në adresën prokurime.irca@gmail.com Në subjektin e e-mailit të vendoset “Aplikim për Ekspertë Hartim i Planeve të Biznesit për 20 përfitues dhe njohës i mirë i rregullave për start-up dhe profesionistët e pavarur”    

Përzgjedhja e kandidaturave do të realizohet në bazë të një procesi të kombinuar vlerësimi me pikë, ku oferta teknike (metodologjia/qasja) do të kenë një peshë prej 70%, e kombinuar me kualifikimet dhe eksperiencën, e cila do të ketë një peshë prej max 30%. Vetëm kandidatët e kualifikuar, që plotësojnë kushtet vendosura më sipër, do të kontaktohen.