Prokurime

INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRI (IRCA) është një organizatë jofitimprurëse, e cila ofron shërbime për advokimin per akses të barabartë të Romëve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale. Këshillim Kariere dhe asistencë arsimore për studentët Rom, rritja e kapaciteteve të të rinjve rom për përfshirjen në jetën publike. Kryerja e studimeve kërkimore për të dokumentuar dhe institucionalizuar elementët e shëndetshëm të trashgimisë kulturore Rome. Promovimi i shkëmbimeve ndërkulturore dhe i marrëdhënieve miqësore midis të rinjve rom dhe jo-rom në vënd e më gjerë.

IRCA është e angazhuar për ruajtjen e standardeve më të larta dhe integritetit në prokurime. Politika dhe praktika e prokurimit bazohet në parimet e konkurrencës së ndershme, transparencës, ruajtjes së raportit kualitet / çmim dhe shmangies së konfliktit të interesit.

Tender të hapur

 Nuk ka
 

—————————————————————-

Tender të përfunduar

Kërkesë për Ofertë 06/12/2023 – Paketa Ushqimore

Projekti: “Qëllimi jemi ne – gratë rome të fuqizuara“ Faza II
Shërbimi i kërkuar: Paketa Ushqimore
Kohëzgjatja e Sherbimit: 12 Muaj
Vendi: Tiranë
Afati i fundit i dorëzimit: 15 Dhjetor 2023

Lutemi të kontrolloni dokumentat e kërkesës për ofertë në linket:
Ftesë për ofertë
Aneks 1

Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: prokurime@irca.al