Thirrje për mësues me kohë të pjesshme për aftësim bazë të gjuhës Shqipe

Terma Reference

Projekti

Qëllimi jemi Ne – Gratë Rome të Fuqizuara

 

Pozicioni

Mësues për ofrimin e kurseve  të shkrimit dhe leximit në gjuhën shqipe.

 

Periudha kohore

8 muaj

Bashkia

Tiranë, Fier, Shkodër, Divjake(Grabian) dhe Durrës

 

  • Informacion i Përgjithshëm

IRCA – INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRI                                         Eshtë një organizë të jo-fitim prurëse e cila ofron shërbime për advokimin për akses të barabartë të Romëve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale. IRCA  është duke zbatuar inisjativën “Qellimi jemi Ne – Gratë Rome të Fuqizuara.

  • Qëllimi i projektit : Projekti synon të fuqizojë vajzat dhe gratë rome duke përmirësuar arsimimin, kompetencat dhe njohuritë e tyre në të drejtat qytetare, angazhimin e qytetarëve, avokimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike.
  • Qellimi i shërbimit :  Në kuadër të projektit “Qellimi jemi Ne – Gratë Rome të Fuqizuara:  Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri kërkon të kontraktojë 5 mësues me kohë të pjesëshme  për ofrimin e kurseve  të shkrimit dhe leximit si dhe aftësimit të jetës në gjuhën shqipe.
  • Detyrat dhe Përgjegjësitë :
  • Të hartojë një program mësimor për dhënien e kurseve bazë të gjuhës Shqipe.
  • Të ofrojë kurse për shkrim dhe lexim për vajzat dhe grate Rome në zonat  Tiranë, Divjakë, Durrës, Fier dhe Shkodër.
  • Të raportojë periodikisht për ecurinë e mësimdhënies dhe performancën e nxënësve si edhe të përgatisë raportin final pas përfundimit të kursit.
  • Kualifikime dhe Eksperienca
  1. Edukimi :
  • Diplomë universitare në Mesuesi ose shkenca edukimi dhe Sociale
  • Njohuri të mira në dhënien e kurseve në gjuhën shqipe.
  • Të ketë marrë trajnime në mësim dhënie .
  • Mësuesit nga minoriteti rom do të kenë përparësi.
  1. Eksperienca
  • Eksperience në dhënien e kurseve të shkrimit  dhe leximit në gjuhen shqipe. 
  • Të ketë njohuri dhe komunikim të mirë me komunitetet e disavantazhuara.
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në aktivitetet komunitare.
  • Të ketë njohuri të mira në raportim dhe përkushtim në punës e saj.
  1. Aftësi teknike
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, menaxhimi dhe koordinimi.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të lehtësimit.
  • Aftësia për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të punuar në një ekip
  • Kohëzgjatja:

       Mësuesi  do të angazhohet  për 8 muaj  gjithësej nga lidhja e kontratës.

  • Dokumentat e kërkuar
  1. Letër motivimi
  2. Curriculum Vitaee
  3. Dokumente mbështetëse për kualifikimet dhe eksperiencat në fushën e shërbimit sipas CV
  • Proçedura e Aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre (me një e-mail të vetëm) në adresen : prokurime.irca@gmail.com

Afati i fundit i aplikimit:  20 korrik 20201

Vendndodhja: Tiranë

  • Procedura e Vleresimit:

Kriteret e vlersimit

Vlera ne %

Edukimi

30%

Eksperiencat

50%

Aftesite teknike

20%