Thirrje për Aplikime për Biznese / Start – Up

Data e publikimit  24 Gusht 2022

Projekti Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor
Drejtuar Pakicës Rome ose pakicës Egjiptiane të rikthyer nga emigrimi.
 Qytetet Fier, Berat, Devoll
Afati i aplikimit 9 Shtator , 2022

Thirrje për Aplikime për Biznese / Start – Up

Nëse jeni në kërkim të punësimit ose vetëpunësimit të qëndrueshëm dhe i përkisni pakicës Rome ose Egjiptiane, te kthyer nga emigrimi si dhe banoni në Fier, Berat ose Devoll ? Atehere kjo thirrje  është për Ju. 

Në kuadër të Projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor, i zbatuar nga UNDP me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe shërbimin e Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), Ju ftojmë të aplikoni për të    marrë pjesë në sesionet e aftësimit dhe aksesit në tregun e punës si dhe rritjen e kopetencave të sipërmarrjes dhe startup-eve.

Më konkretisht, prej nje periudhe tre deri në pese muaj secili nga aplikantët e përzgjedhur do të ketë mundësi të marri aftësi të konsoliduara të funksionimit të tregut të   punes, eksplorimit të tij, të kryej praktikë në vendin e punës ose kurs të formimit profesional si dhe të jetë i gatshëm për punësim. Ndërkohë aplikantët e përzgjedhur të cilët janë të prirur për të drejtuar sipërmarrje do të lehtësohen nga ekspertët në hartimin e planit të biznesit si dhe financimin e tij. Një fokus do ti kushtohet menaxhimin e biznesit, mbajtjen e llogarive, taksat dhe detyrimet, teknikat e marketingut etj. Të paktën 20 persona nga të tre qytetet, Fier, Berat dhe Devoll do të jenë përfitues të skemës së mbështetjes së startup-eve.

Inkurajojmë aplikimin e personave të cilët kërkojnë mbështetje në ngritje kapacitetesh dhe atë financiare, për biznese të reja dhe inovative duke u angazhuar një trajnim mbi sipërmarrjen dhe rritjen e biznesit si dhe duke pranuar mentorim të personalizuar kryesisht per personat përfitues të skemës së mbështetjes së startup-eve.

Mentorimi i personalizuar do të mbështesë sipërmarrësit Rom dhe Egjiptian të kthyer nga emigrimi në Berat, Devoll dhe Fier, për të rritur bizneset e tyre dhe për t’i formalizuar ato, potencialisht duke ofruar mundësi punësimi edhe për të kthyerit e tjerë  .

Në këtë kuadër ftojmë të gjithë personat që përmbushin kriteret e mëposhtme të bëhen pjesë e programit në bashkinë Fier, Berat dhe Devoll: 

  • Persona me përkatësi etnike Rome ose Egjiptiane 
  • Persona të kthyer nga emigrimi. 
  • Persona që kanë një ide biznesi të qëndrueshme, inovatore dhe bazuar në teknologji. 
  • Persona të moshës 16 – 50 vjeç
  • Persona banues në Fier, Berat dhe Devoll 
  • Persona aktivë, energjikë që kanë dëshirën e mirë dhe vullnetin për të ndjekur me përpikmëri zbatueshmërinë e programit përgjatë periudhës Shtator 2022 – Janar 2023.
  • Nuk duhet të jenë përfitues të programeve të tjera të vetëpunësimit.  

Nga të gjithë aplikimet do të perzgjidhen 30 përfitues (10 përfitues për secilën bashki) bazuar në kriteret e mësipërme.

Përzgjedhja do të kryhet nga bordi selektues i përbërë prej pesë përsonash specifikisht: përfaqësues të UNDP-se, përfaqësues të IRCA-s, përfaqësues të bashkive përkatëse, përfaqësues i Zyrës së Punës të bashkisë përkatëse dhe Ekspertit për krijimin e bizneseve start-up. Përzgjedhja e kandidaturave do të realizohet në bazë të një procesi të kombinuar vlerësimi me pikë, ku ideja novatore dhe qendrueshmeria e biznesit do të kenë një peshë prej 70%, e kombinuar me kualifikimet, eksperiencën dhe kompetencat, e cila do të ketë një peshë prej max 30%. Vetëm kandidatët e kualifikuar, që plotësojnë kushtet vendosura më sipër, do të kontaktohen.

Linku i aplikimit  ne Google formshttps://forms.gle/X2QzXJM1t6vJAGNa8                                                  

Në pamundesi të aksesit ne linkun më sipër Ju lutem shkarkoni dokumentin në word në linkun http://Thirrje për Aplikime Start Up – Google Forms  dhe dërgojeni të plotësuar në adresën e emailit :  prokurime.irca@gmail.com

Afati Aplikimit: 9 Shtator 2022

Vlerësimi nga bordi përzgjedhës :

Pesha specifike e vleresimit Vlera në %
Ideja novatore dhe qëndrueshmëria e biznesit 70%
Kualifikimet, eksperienca dhe kompetencat 30%
 Totali  100%