THIRRJE PËR EKSPERT

Organizim seminari me temë “Gjuha e urrjetjes racore, një kërcënim për të drejtat dhe liritë temelore të njeriut” me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale”.

TERMA REFERENCE                                        Tiranë, më 1 nëntor 2021

Titulli i projektit

“Po – Integrimit të pakicave kombëtare në Shqipëri”

Pozicioni

Ekspert Lokal

Lloji i kontratës

Kontratë shërbimi

Zona e zbatimit

Tiranë

Afati i aplikimit

11 nëntor 2021

Periudha e kryerjes së shërbimit

3 ditë pune përgjatë muajit nëntor 2021

Informacion I përgjithshëm mbi organizatën:

Themeluar në vitin 2011, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri(IRCA) është një OSHC rome e cila qëndron për një shoqëri multi-etnike dhe gjithëpërfshirëse që bazohet në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe barazisë.

Misioni i organizatës është të mundësojë një zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm të komuniteteve rome nëpërmjet avokimit, mobilizimit, fuqizimit, bashkëpunimit, hulumtimit të orientuar drejt politikave, veprimit dhe kërkimit pjesëmarrës, si dhe pjesëmarrjes së barabartë në proceset demokratike, akses të barabartë në të drejta dhe shërbime dhe promovim i kulturës dhe identitetit rom.

Informacion rreth projektit:

Projekti “PO – Integrimit të pakicave kombëtare në Shqipëri” do të zbatohet nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) përgjatë periudhës tetor 2021 – gusht 2022.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Qëllimi i projektit është: Të kontribuojë në reduktimin e paragjykimeve racore dhe qëndrimeve intolerante ndaj pakicave kombëtare, nëpërmjet promovimit të diversitetit dhe dialogut ndërkulturor.

Objektivat e projektit:

  1. Të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe luftës kundër diskriminimit racor.
  2. Të ndërtojë kapacitetet e të rinjve në dialogun ndërkulturor dhe avokimin dhe t’i angazhojë ata në punën rinore.
  3. Të promovojë identitetin, kulturën dhe vlerat e pakicave kombëtare

Qëllimi i shërbimit:

Në kuadër të projektit “PO – integrimit të pakicave kombëtare në Shqipëri”, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) kërkon të kontraktojë një ekspert lokal, i cili ka eksperiencën dhe kapacitetet e nevojshme, për të organizuar dhe drejtuar seminarin me temë “Gjuha e urrjetjes racore, një kërcënim për të drejtat dhe liritë temelore të njeriut” në 3 Universitete të Tiranës, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të nxisë diskutimin dhe mendimin kritik midis studentëve në lidhje me temën dhe çështjet që do të trajtohen gjatë seminarit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Si pjesë e kësaj ekspertize, eksperti duhet të reaizojë:

  • Të përgatisë dhe prezantojë një material informues me temë ““Gjuha e urrjetjes racore, një kërcënim për të drejtat dhe liritë temelore të njeriut”, të pasuruar me shëmbuj se si diskriminimi racor, antigipsizmi dhe gjuha e urrejtjes janë bërë kërcënim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Të moderojë diskutimin me studentët duke drejtuar pyetje me qëllim nxitjen e diskutimeve dhe përfshirjen aktive të studentëve.
  • Të përgatisë një raport mbi organizimin e aktiviteit.

Kualifikimet dhe eksperienca:

Personat e interesuar duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale
  • Përvojë dhe ekspertizë të dëshmuar në zhvillimin e kapaciteteve për të rinjtë;
  • Ekspertizë teorike dhe praktike në çështje të lidhura me dialogun ndërkulturor, tolerancën, çështjen rome dhe dokumentet përkatëse;
  • Eksperiencë në zhvillimin e trajnimeve.

Kohëzgjatja:

Eksperti do angazhohet në organizimin e seminareve 3 ditë përgjatë muajit nëntor 2021.

Dokumentat e kërkuar:

  1. Letër Motivuese
  2. Curriculum Vitae (CV)

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e kërkuara në adresën e e-mailit [email protected] brenda datës 11 Nëntor 2021.

Shënim: Vetëm kandidatura e përzgjedhur do të njoftohet.