THIRRJE PËR EKSPERT

Realizimi i trajnimeve me temë “Menaxhimi i Emergjencave” dhe hartimi i Planeve për Menaxhimin e Emergjencave në familje, komunitet dhe institucione.

Ref : __25/21___                                                   Tiranë, më 1 nëntor 2021

TERMA REFERENCE

Titulli i projektit

“Ndërtojmë së bashku përfshirjen, transparencën dhe fuqizimin pas tërmetit të vitit 2019”

Pozicioni

Ekspert Lokal

Lloji i kontratës

Kontratë shërbimi

Zona e zbatimit

NISH-Tulla, Durrës

Afati i aplikimit

11 nëntor 2021

Periudha e kryerjes së shërbimit

19 ditë pune përgjatë periudhës nëntor – dhjetor 2021

Informacion i përgjithshëm mbi organizatën:

Themeluar në vitin 2011, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri(IRCA) është një OSHC rome e cila qëndron për një shoqëri multi-etnike dhe gjithëpërfshirëse që bazohet në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe barazisë.

Misioni i organizatës është të mundësojë një zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm të komuniteteve rome nëpërmjet avokimit, mobilizimit, fuqizimit, bashkëpunimit, hulumtimit të orientuar drejt politikave, veprimit dhe kërkimit pjesëmarrës, si dhe pjesëmarrjes së barabartë në proceset demokratike, akses të barabartë në të drejta dhe shërbime dhe promovim i kulturës dhe identitetit rom.

Informacion rreth projektit:

Projekti “Ndërtojmë së bashku përfshirjen, transparencën dhe fuqizimin pas tërmetit të vitit 2019” do të zbatohet nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) në partneritet me Qëndrën Komunitare Multifunksionale NISH-Tulla përgjatë periudhës Gusht 2021 – Korrik 2022.

Ky projekt, zbatohet si pjesë e projektit “Masat Reaguese të mbrojtjes sociale pas tërmetit” i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim” UNDP.

Qëllimi i projektit është:

Të reduktohen efektet e tërmetit dhe pandemisë në zonën e Njësisë Administrative nr. 5 në Durrës, përmes forcimit angazhimit, rritje së transparencës dhe krijimit të një komuniteti më të fuqizuar me resiliencë sociale dhe ekonomike.

Objektivat e projektit janë:

  1. Të rritet rezilienca përmes ofrimit të shërbimeve të integruara për vajzat/djemtë dhe burrat/gratë Rome  të zonës së Nishtullës të prekur nga tërmeti i nëntorit 2019;
  2. Të kontribohet në angazhimin dhe fuqizimin e komunitetit përmes implementimit të konkursit, sesioneve trajnuese, grupit komunitar multidisiplinar dhe klubit të ndryshimit.

Qëllimi i shërbimit:

Në kuadër të projektit “Ndërtojmë së bashku përfshirjen, transparencën dhe fuqizimin pas tërmetit të vitit 2019”, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) kërkon të kontraktojë një ekspert lokal, i cili ka eksperiencën dhe kapacitetet e nevojshme, për të trajnuar 30 persona në lidhje me menaxhimin e emergjencave dhe për të hartuar 5 plane për menaxhimin e emergjencave (në familje, komunitet dhe institucione).

Temat e trajnimit do jenë të fokusuara në emergjencat, nevojat dhe rolet, planifikimi në rast emergjencash në familje, planifikimi në rast emergjencash në institucione, rimëkëmbja dhe rezilienca etj.

Ky aktivitet ka për qëllim të përmirësojë njohuritë dhe kapacitetet e pjesëmarrësve në menaxhimin e emergjencave. Për të arritur këtë qëllim do të zhvillohen 2 trajnime 5-ditore:

1 trajnim 5-ditor për 15 pjesëmarrës (prindër dhe antarë të komunitetit rom) dhe 1 trajnim 5-ditor për 15 pjesëmarrës (nxënës, mësues, profesionistë dhe përfaqësues OJF).

Detyrat dhe përgjegjësitë që pritet të realizohen nga eksperti:

Si pjesë e kësaj ekspertize, eksperti duhet:

  • Të përgatisë modulet e trajnimit dhe axhendën në përputhje me temën;
  • Të zhvillojë 2 trajnime 5-ditore (1 trajnim 5-ditor për 15 pjesëmarrës (prindër dhe antarë të komunitetit rom) dhe 1 trajnim 5-ditor për 15 pjesëmarrës (nxënës, mësues, profesionistë dhe përfaqësues OJF);
  • Të përgatisë një raport për secilin prej trajnimeve të zhvilluara;
  • Të përgatisë në 5 Plane për Menaxhimin e Emergjencave (në familje, komunitet dhe institucione).

Përgjegjësitë e organizatës zbatuese të projektit dhe partnerit:

  • Të sigurojë mjetet e nevojshme për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të sigurojë ambientin e përshtatshëm për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të sigurojë pjesëmarrësit për zhvillimin e trajnimeve;
  • Të mbikëqyrë ofruesin e shërbimit, në bazë të kontratës;
  • Të monitorojë respektimin e afateve të përcaktuara

Kualifikimet dhe eksperienca:

Personat e interesuar duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Diplomë universitare e kombinuar me trajnime të specializuara në fushën e shkencave sociale;
  • Përvojë dhe ekspertizë të dëshmuar në zhvillimin e trajnimeve dhe hartimin e raporteve;
  • Ekspertizë teorike dhe praktike në çështje të lidhura me çështjen rome dhe dokumentet përkatëse;
  • Aftësi për të respektuar afatet dhe të demostrojë korrektësi në kryerjen e shërbimit.

Kohëzgjatja:

Eksperti do angazhohet në kryerjen e shërbimit për 19 ditë pune, përgjatë muajve nëntor – dhjetor 2021.

Dokumentat e kërkuar:

  1. Letër Motivuese
  2. Curriculum Vitae (CV)         

Procedura e aplikimit:

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e kërkuara në adresën e e-mailit [email protected] brenda datës 11 Nëntor 2021.

Shënim: Vetëm kandidatura e përzgjedhur do të njoftohet.