Thirrje për Ekspert për hartim dhe finalizim të Planeve të Biznesit

TO:

Date: 20 Mars 2020

Ref : __09/20___

Terma Reference

Projekti Këshillim drejt Punësimit
Pozicioni Expert për hartimin e planeve të Biznesit
Periudha kohore 3 muaj
Bashkia Tiranë, Fier , Shkodër , Lushnje , Berat
  • Informacion i Përgjithshëm

IRCA – INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRI                                         Eshtë një organiza të jo fitim prurëse e cila ofron shërbime për advokimin per akses të barabartë të Romeve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale. IRCA  është duke zbatuar inisiativën ” Këshillim drejt Punësimit ”.

  • Qëllimi i projektit : Projekti synon që nëpërmjet  ciklit të këshillimit të përfshijë  migrantet e kthyer si dhe kategori të margjinalizuara në tregun e punës, duke i punësuar ose vetëpunësuar .
  • Qëllimi i shërbimit :  Në kuadrin e projektit “Këshillim drejt Punësimit ”. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri kërkon të kontaktojë  dy expert  për hartimin e planeve të biznesit për pjesëmarrësit e ciklit të këshillimit.
  • Detyrat dhe Përgjegjësitë :
  • Të hartojë plane biznesi për pjesëmarrësit e ciklit të këshillimit.
  • Të përgatis planet e biznesit në bazë të planeve individuale të zhvillimit (PIZH) të plotësuara nga pjesëmarrësit .
  • Të orientojë pjesmarrësit në zhvillimin e planit të biznesit sa më efektiv.
  • Kualifikime dhe Eksperienca
  1. Edukimi :
  • Diplomë universitare në Ekonomi ose degë të ngjashme.
  • Njohuri të mira në përgatitjen e planeve te bizesit .
  • Njohur të mira në fushën e biznesit.
  1. Eksperienca
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale në biznes.
  • Të ketë eksperienca të ngjashme me pozicioni e kërkuar .
  • Të ketë aftësi te mira komunikuese me pjesëmarrësit dhe këshilluesit .
  1. Aftësi teknike
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të lehtësimit.
  • Aftësia për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të punuar në një ekip.
  • Aftësi shumë të mira në Shkrim.
  • Kohëzgjatja:

Experti do të angazhohet  me ditë pune për 3 muaj  gjithësej nga lidhja e kontratës.

  • Dokumentat e kërkuar
  1. Curriculum Vitae sipas formatit Europian
  2. Jo e detyrueshme/ Dokumente mbështetëse për kualifikimet dhe eksperiencat në fushën e shërbimit sipas CV.
  • Proçedura e Aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre (me një e-mail të vetëm) në adresen : prokurime.irca@gmail.com .

Afati i fundit i aplikimit:  31 Mars 2020

Vendndodhja: Tiranë

  • Procedura e Vleresimit:
Kriteret e vlersimit Vlera ne %
Edukimi 30%
Eksperiencat 50%
Aftësitë teknike 20%