Mendo në mënyrë kritike, vepro me përgjegjësi

Përgjatë periudhes 1 maj 2017 – 1 prill 2018, IRCA po zbaton projektin “Mendo në mënyrë kritike, vepro me përgjegjësi”. Projekti financohet nga grantet e vogla të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Shqipëri. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë zhvillimin e qytetarëve rom aktivë dhe të përgjegjshëm përmes edukimit demokratik gjithëpërfshirës dhe multikulturor, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në debatet publike dhe proceset zgjedhore.