Korpusi i Vullnetarëve

Korpusi Rom i Vullnetarëve përbëhet kryesisht nga studentë rom dhe jo-rom të cilët përfshihen në fushata ndërgjegjësuese  që synojnë nxitjen e qytetarisë aktive tek të rinjtë dhe krijimin e një ambjenti social gjithëpërfshirës e ndërkulturor. Të gjithë anëtarët pajisen me kartën e vullnetarit dhe përvec angazhimit në aktivitete vullnetare, mbahen të informuar me të rejat dhe zhvillimet e fundit rreth mundësive për trajnime, zhvillim karriere dhe punësim. Aktualisht Korpusi Rom i Vullnetarëve numëron rreth 273 te rinj rom dhe jo-rom.  Për më shumë informacion na kontaktoni me email :[email protected]