Thirrje për Trajner për të drejtat e qytetare, Avokimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike

Projekti “Fuqizimi i vajzave dhe grave rome përmes arsimit:” Rruga për të aksesuar shërbimet sociale dhe për të marrë pjesë në jetën publike”.
Pozicioni Trajner
Periudha kohore 13 ditë
Bashkia Tiranë, Fier , Shkodër

 

  • Informacion i Përgjithshëm

INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRI eshtë një organizë  jo-fitim prurëse e cila ofron shërbime për advokimin për akses të barabartë të Romëve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale. IRCA  është duke zbatuar inisiativën “Fuqizimi i vajzave dhe grave rome përmes arsimit:” Rruga për të aksesuar shërbimet sociale dhe për të marrë pjesë në jetën publike”.

  • Qëllimi i projektit : Projekti synon të fuqizojë vajzat dhe gratë rome duke përmirësuar arsimimin, kompetencat dhe njohuritë e tyre me të drejtat e qytetare, angazhimin, avokimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike.
  • Qëllimi i shërbimit :  Në kuadër të projektit “Fuqizimi i vajzave dhe grave rome përmes arsimit:” Rruga për të aksesuar shërbimet sociale dhe për të marrë pjesë në jetën publike”. Instituti i Kultures Rome në Shqipëri kërkon të kontaktojë 1 trajnier   për ofrimin e trajnimit për vajzat dhe gratë rome .
  • Detyrat dhe Përgjegjësitë :
  • Të hartojë një modul trajnimi me përmbajtje për të Drejtat Qytetare, Advokimin dhe pjesëmarrjen në jetën Publike.
  • Të ofrojë trajnimin për vajzat dhe grate Rome në zonat Tiranë, Fier , Shkodër.
  • Të përgatise raportin final si dhe vleresimin pas përfundimit të trajnimit .
  • Kualifikime dhe Eksperienca
  1. Edukimi :
  • Diplomë universitare e ndërthurur me trajnime të specializuara në fushën e shkencave sociale dhe punën komunitare.
  • Njohuri të mira në dhënien e trajnimeve.
  1. Eksperienca
  • Eksperience në dhënien e trajnimeve me tematikë komunitare.
  • Të ketë njohuri dhe komunikim të mirë me komunitetet e disavantazhuara.
  • Të paktën 3 vite eksperiencë profesionale si trajner.
  • Njohuri shumë të mira rreth situatës së minoritetit Rom në nivel lokal dhe kombëtar
  • Të ketë njohuri të mira në raportim.
  1. Aftësi teknike
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, menaxhimi dhe koordinimi.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të lehtësimit.
  • Aftësia për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të punuar në një ekip.
  • Kohëzgjatja:

Trajnieri  do të angazhohet 13 ditë pune nga lidhja e kontratës.

  • Dokumentat e kërkuar
  1. Letër motivimi
  2. Curriculum Vitaee
  3. Dokumente mbështetëse për kualifikimet dhe eksperiencat në fushën e shërbimit sipas CV
  • Proçedura e Aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre (me një e-mail të vetëm) në adresen : prokurime.irca@gmail.com .

Afati i fundit i aplikimit:  23 Tetor  2019

Vendndodhja: Tiranë

Procedura e Vleresimit:

Kriteret e vlersimit Vlera ne %
Edukimi 30%
Eksperiencat 50%
Aftesite teknike 20%