Aktiviteti “Punësimi në Shqipëri dhe Sfidat e Diskriminimit” në Biblotekën “Musine Kokalari”

 

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR dhe Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, IRCA mbajten sot Sesionin e Edukimit Qytetar me temë: “Punësimi në Shqipëri dhe Sfidat e Diskriminimit” në ambjentet e Biblotekës “Musine Kokalari”, Tiranë.
Punësimi është një sfidë e rëndësishme për komunitetin Rom i cili vazhdon të përballet me diskriminim në aksesimin e punës, ne edukim dhe trajnim. Një prej sfidave kryesore është diskriminimi i hapur dhe i fshehur në tregun e punës, ku punëkërkuesit romë shpesh përballen me refuzime të hapura për ti punësuar ata, edhe pse janë të kualifikuar për pozicionet e ofruara. Një tjetër sfidë është mungesa e qasjes së barabartë në arsim dhe trajnim, çka e bën më të vështirë për të rinjtë romë të kenë aftësi dhe kualifikime për pozicione të kërkuara në tregun e punës.
Npm role-play patem mundësinë ti shtejllojmë së bashku këto cështje dhe të gjejmë menyra të reja sesi të përballemi me këtë diskriminim duke krijuar më shumë hapësira për punësim.