Thirrje për Mësues me Kohë të pjesëshme në Fier, Tiranë, Shkodër

 

Projekti “Fuqizimi i vajzave dhe grave rome përmes arsimit:” Rruga për të aksesuar shërbimet sociale dhe për të marrë pjesë në jetën publike”.
Pozicioni Mësues për ofrimin e kurseve  të shkrimit dhe leximit në gjuhën shqipe.
Periudha kohore 8 muaj
Bashkia Tiranë, Fier, Shkodër

 

  • Informacion i Përgjithshëm
  •  INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRI  është një organizë të jo-fitim prurëse e cila ofron shërbime për advokimin për akses të barabartë të Romëve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale. IRCA  është duke zbatuar inisjativën “Fuqizimi i vajzave dhe grave rome përmes arsimit:” Rruga për të aksesuar shërbimet sociale dhe për të marrë pjesë në jetën publike”.
  • Qëllimi i projektit : Projekti synon të fuqizojë vajzat dhe gratë rome duke përmirësuar arsimimin, kompetencat dhe njohuritë e tyre në të drejtat qytetare, angazhimin e qytetarëve, avokimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike.
  • Qellimi i shërbimit :  Në kuadër të projektit “Fuqizimi i vajzave dhe grave rome përmes arsimit:” Rruga për të aksesuar shërbimet sociale dhe për të marrë pjesë në jetën publike”. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri kërkon të kontraktojë 3 mësues me kohë të pjesëshme  për ofrimin e kurseve  të shkrimit dhe leximit në gjuhën shqipe.
  • Detyrat dhe Përgjegjësitë :
  • Të hartojë një program mësimor për dhënien e kurseve bazë të gjuhës Shqipe.
  • Të ofrojë kurse për shkrim dhe lexim për vajzat dhe grate Rome në zonat  Tiranë, Fier dhe Shkodër.
  • Të raportojë periodikisht për ecurinë e mësimdhënies dhe performancën e nxënësve si edhe të përgatisë raportin final pas përfundimit të kursit.
  • Kualifikime dhe Eksperienca
  1. Edukimi :
  • Diplomë universitare në Mesuesi .
  • Njohuri të mira në dhënien e kurseve në gjuhën shqipe.
  • Të ketë marrë trajnime në mësim dhënie .
  1. Eksperienca
  • Eksperience në dhënien e kurseve të shkrimit  dhe leximit në gjuhen shqipe.
  • Të ketë njohuri dhe komunikim të mirë me komunitetet e disavantazhuara.
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në aktivitetet komunitare
  • Të ketë njohuri të mira në raportim dhe përkushtim në punës e saj.
  1. Aftësi teknike
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, menaxhimi dhe koordinimi.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të lehtësimit.
  • Aftësia për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të punuar në një ekip.
  • Kohëzgjatja:

Mësuesi  do të angazhohet 14 ditë në muaj për 8 muaj  gjithësej nga lidhja e kontratës.

  • Dokumentat e kërkuar
  1. Letër motivimi
  2. Curriculum Vitaee
  3. Dokumente mbështetëse për kualifikimet dhe eksperiencat në fushën e shërbimit sipas CV
  • Proçedura e Aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre (me një e-mail të vetëm) në adresen : prokurime.irca@gmail.com

Afati i fundit i aplikimit:  22 Tetor 2019

Vendndodhja: Tiranë.

  • Procedura e Vleresimit:
Kriteret e vlersimit Vlera ne %
Edukimi 30%
Eksperiencat 50%
Aftesite teknike 20%