Thirrje për Mediatorë Zgjedhorë me Kohe të pjesëshme në Tiranë, Durres, Elbasan, Fier, Berat, Korca, Gjirokastra dhe Lezha.

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri  (IRCA), kërkon të angazhojë për një periudhë 10 mujore, 8 mediatorë zgjedhorë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fier, Berat, Korca, Gjirokastra dhe Lezha. Angazhimi do të jetë me kohë të pjesëshme dhe do të synojë në hartimin e planit të punës, organizimin e sesioneve ndërgjegjësuese për të marrë pjesë në proceset zgjedhore si dhe angazhimin qytetar.

Thirrja zhvillohet në kuadër të zbatimit të inisjativës “My Vote Counts”.  Objektivi i përgjithshëm i iniciativës  është të kontribuojë në forcimin e proceseve zgjedhore demokratike, përmes nxitjes së pjesëmarrjes së informuar të votuesve të pakicës rome dhe qasjes së kulturës institucionale të fushatës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale të parashikuara në qershor të vitit 2019. Iniciativa e  propozuar synon arritjen e objektivave specifike si në vijim:

  1. Rritja e njohurive dhe aftësive të meditatorëve zgjedhorë romë mbi të drejtën qytetare për të votuar.
  2. Pjesëmarrja nëpërmjet proceseve zgjedhore më transparente që inkurajojnë nxitjen e votimit të informuar si dhe dekurajimin e praktikave të tilla si votimi familjar, blerja e votave etj.

Në këtë kuadër, hapim thirrjen për 8 mediatorë zgjedhorë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korca, Gjirokastra dhe Lezha.

 Kriteret dhe Faza e Përzgjedhjes

Shqyrtimi i dokumentave/aplikimeve të dërguara :

Aplikimet do të shqyrtohen dhe vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e mëposhtme minimale do të kontaktohen:  

  • Mosha: 18 – 40 vjec
  • Të kenë përfunduar arsimin bazë.
  • Të kenë të paktën 3 vite experience pune me pakicwn Rome.
  • Të përgatisë raporte mujore bazuar ne tregues dhe arritje.
  • Të jenë të kujdesshëm në mbajtjen e qëndrimeve politike asnjanëse.
  • Kandidatët Femra inkurajohen të aplikojnë në këtë pozicion pune.
  • Personat duhet të jenë rezidentë në qytetet përkatëse
  • Të kenë dorëzuar dokumentat e nevojshme bazuar në thirrjen për pozicioni e punës (letër motivimi, Curriculum Vitaee, 2 kontakte referuese)

Dergoni dokumentet ne email : prokurime.irca@gmail.com 

Afati për Aplikim: 7 Janar 2019