Vizitë studimore në ambjentet e Bashkisë Divjakë

Dhjetë të rinj Rom, ambasadorë të anti-korrupsionit zhvilluan një vizitë studimore në ambjentet e Bashkisë Divjakë. Koodinatori i Informimit z. Andi Bullari u mundësoi të rinjve të njihen më të gjitha drejtoritë e bashkisë Divjakë, duke i prezantuar më punonjësit dhe duke u shpjeguar rolin e drejtorisë së caktuar. Të rinjtë u njohën me drejtorinë e financës, arkivës, marrëdhënie me publikun, drejtorinë e planifikimit të territorit, zyrën e kryetarit etj. Gjithashtu z. Andi Bullari informoi të rinjtë rreth projektit për restaurimin e banesave të komunitetit Rom në zonën Savër dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre lidhur me evidenimin e familjeve më në nevojë.

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri IRCA po zbaton projektin “Të rinjtë Rom për një Shoqëri të lirë dhe pa Korrupsion”
CIVILISCDIVJAKE – Mbështetur nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga Bashkimi_Evropian, zbatuar nga IDM