Promovimi i Identitetit Rom permes Radio-s në Internet

Më 30 qershor 2015, IRCA organizoi konferencën përmbyllëse për projektin “Promovimi i identitetit rom dhe aksesi i barabartë në arsim përmes radios në internet dhe modele të mirë rome”. Ky projekt u zhvillua në rajonet e Tiranës, Fierit dhe Durrësit,  duke hapur Radion e parë Rome të quajtur “Kanxura Radio” si edhe duke promovuar talentet rome në fushat e arsimit dhe kulturës, duke lehtësuar qasjen në sistemin arsimor për të rinjtë. Ky projekt ishte i mundur falë mbështetjes financiare të Ambasadës Australiane në Romë.