Kerkese per oferte: Printim dhe lidhje materialesh

KËRKESË PËR OFERTË

Për pjesmarrje në proçedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt“Printim dhe lidhje materialesh”për organizatën jo-qeveritare “Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri”.

Tiranë, më 03-10-2018 –Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Ofertë për printim dhe lidhje materialipranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 08-10-2018, ora 17:00

I.R.C.A – INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRIështënjëorganizatëjofitimprurëse e cila ofron shërbime për advokimin per akses të barabartë të romeve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale.

Për implementimin dhe mbarëvajtjen e projekteve të saj, Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri i lind nevoja për printim dhe lidhje të materialeve, design i të cilave do të jepet nga IRCA.

Adresa e dorëzimit të ofertës:

IRCA, Rruga “Myslym Shqyri” “S. 24 /b, P.O.Box 154, Tiranë – www.irca.al

 Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

IRCA është e intresuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari printime, lidhje printimesh.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorezojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.

  1. Të jenë të regjistruara pranë QKB
  2. Të ofrojnë shërbimin e shitje karburanti
  3. Vendndodhja: Tiranë

Oferta duhet të dorëzohet me systemin me “zarf” ose elektronikisht ne adresen e e-mail: institute.irca@gmail.com.

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
  2. ANEKS 1Specifikimet Teknike e shërbimit të kërkuar.
  3. Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 2)duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  4. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  5. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  6. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  7. IRCA Code of Cunduct ANEKS 3 (të firmosur dhe të vulosur).

Propozimi financiar:

Zarf duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë për printim dhe lidhje materiali

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Per çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: institute.irca@gmail.com.

Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marin pjesë në tender, do tju njoftohet të gjitha subjekteve pjesmarëse në tender.

Vleresimi ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoren për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.

Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.

TABELA E VLERSIMIT TEKNIK TE OFERTAVE

Ofruesi Specifikimet Dokumentacioni Ofrohet Pass Fail
Ofruesi #1
Ofruesi #2

 

1 – Dobet

2 – Pranueshëm

3 – Shumë Mirë

Shembull: Tabela 1

KUSHTET E KONTRATES

  1. Afati i kontratës: Nga data e Nënshkrimit të kontratës deri në 31-12-2018 më të drejtë rinovimi.
  2. Në se nuk plotësohen të gjitha kritetet, kandidati nuk kualifikohet dhe do te vazhdohet me kandidatin tjetër rë renditur.
  3. Pagesa 100% do të kryhet pas dorëzimit të materialeve të printuara nga ana e ofertuesit, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash.
  4. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit
  5. Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.

SPECIFIKIMET TEKNIKE TE KERKUARA

 Nr.  Përshkrimi i Mallit

 

 Njësia  Sasia  Çmimi
Printim materiali copë 50

 

MIREPRESIM OFERTEN TUAJ