KËRKESË PËR OFERTË
Për pjesmarrje në proçedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt“Blerje materialesh për trajnime”për organizatën jo-qeveritare “Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri”.
Tiranë, më 03-10-2018 – Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Ofertë për blerje materialesh për trajnime”pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 08-10-2018, ora 17:00
I.R.C.A – INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRIështënjëorganizatëjofitimprurëse e cila ofron shërbime për advokimin per akses të barabartë të romeve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale.
Për implementimin dhe mbarëvajtjen e projekteve të saj, Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri i lind nevoja për blerje materialesh të ndryshme për trajnime.
Adresa e dorëzimit të ofertës:
IRCA, Rruga “Myslym Shqyri” “S. 24 /b, P.O.Box 154, Tiranë – www.irca.al
Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:
IRCA është e intresuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari design grafik.
Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorezojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.
- Të jenë të regjistruara pranë QKB
- Të ofrojnë shërbimin e shitje karburanti
- Vendndodhja: Tiranë
Oferta duhet të dorëzohet me systemin me “zarf” ose elektronikisht ne adresen e e-mail: institute.irca@gmail.com.
Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:
- Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
- ANEKS 1Specifikimet Teknike e shërbimit të kërkuar.
- Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 2)duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
- Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
- Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
- Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
- IRCA Code of Cunduct ANEKS 3 (të firmosur dhe të vulosur).
Propozimi financiar:
Zarf duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë për blerje materialesh për trajnime”
Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Per çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: institute.irca@gmail.com.
Çdo përgjigje e pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marin pjesë në tender, do tju njoftohet të gjitha subjekteve pjesmarëse në tender.
Vleresimi ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL
Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoren për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.
Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.
TABELA E VLERSIMIT TEKNIK TE OFERTAVE
1 – Dobet 2 – Pranueshëm 3 – Shumë Mirë |
||||||||||||||||||
Shembull: Tabela 1 |
KUSHTET E KONTRATES
- Afati i kontratës: Nga data e Nënshkrimit të kontratës deri në 31-12-2018 më të drejtë rinovimi.
- Në se nuk plotësohen të gjitha kritetet, kandidati nuk kualifikohet dhe do te vazhdohet me kandidatin tjetër rë renditur.
- Pagesa 100% do të kryhet pas dorëzimit të materialeve nga ana e ofertuesit, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash.
- Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit
- Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.
SPECIFIKIMET TEKNIKE TE KERKUARA
Nr. | Përshkrimi i Mallit
|
Njësia | Sasia | Çmimi |
1 | Dosje me logo të organizatës | copë | 50 | |
2 | Stilolapsa me logo të organizatës | copë | 50 | |
3 | Bllok me logo të organizatës | copë | 50 | |
4 | USB me logo të organizatës | copë | 50 | |
5 | Canta me logo të organizatës | copë | 50 |
MIREPRESIM OFERTEN TUAJ