Pozicion Pune për: Lehtësues/e Lokalë në Korcë, Pogradec, Fushë- Krujë

Shpjegimi:
Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri një organizatë që advokon për akses të barabartë të komunitetit Rom në shërbimet publike, promovon dialogun ndërkulturor dhe fuqizon komunitetet në nevojë, po zbaton projektin “Advokuesit e Rinj për Shërbime Publike Cilësore dhe Gjithëpërfshirëse”. Projekti është në linjë me një nga objektivat e programit “Askush të Mos Mbetet Pas”, të zbatuar nga UNDP dhe agjenci të tjera të OKB-së me mbështetjen financiare të Qeverisë Zvicerane.

Në këtë kuadër IRCA kërkon të punësojë lehtësues Lokalë të përkushtuar në Korcë, Pogradec dhe Fushë-Krujë, e/i cila/i do të angazhohet me një kontratë pune me kohë të pjesëshme, për periudhën Nëntor 2018 – Tetor 2019, me termat si mëposhtë:
Termat
Pozicioni – Tre Lehtësues/e Lokalë, në Korcë, Pogradec, Fushë – Krujë

Kualifikimi dhe Eksperiencat
Të paktën diploma e shkollës së mesme;
Të posedojë çertifikata që vërtetojnë aftësitë në advokim dhe pjesëmarrjen në aktivitete me punën me të rinjtë;
Të paktën dy vjet përvojë në mobilizimin e komunitetit dhe lehtësimin e nismave të komunitetit;
Aftësi të mira në komunikim dhe bashkëpunim;
Përkushtim për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe aftësinë për të punuar në një mjedis pune shumëkulturor;
Përparësi do të kenë aplikuesit që vijnë nga kategoritë të disavantazhuara;

Detyrat dhe përgjegjësitë
Zbatimi i aktiviteteve të projektit në secilën Bashki.
Mbledhja e të dhënave,
Organizimi i takimeve,
Identifikimi i pjesëmarrësve potencial për tu trajnuar,
Zbatimi i aktiviteteve edukese lokale.
Hartimi i raporteve javore dhe mujore

Kohëzgjatja:
Njëmbëdhjetë muaj

Ju Lutem nëse jeni të interesuar dërgoni me zarf CV-në, Letër Motivimi si dhe 2 referenca.
Në Adresën Postare:
Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri
Rruga: Myslym Shyri, S. Pitarka 24/b
Blvd Zogu I, PO. BOX 154, Tirana, 1001
Ose me Email: prokurime.irca@gmail.com

Afati për dërgimin e aplikimit është data 28 Tetor 2018
IRCA do kontaktojë vetëm kandidatët të cilët do të thirren për intervistë