Konferenca e Vullnetarizmit

Në Qershor 2014 Koordinatorja e Korpusit Rom të Vullnetarëve të Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri organizoi aktivitetin me titull "Konferenca e Vullnetarizmit Kamav te Phirav Anglal".  Kjo konferencë synoi krijimin e një përkufizimit të vullnetarizmit nga anëtarët e korpusit si dhe të nxisë vullnetarizmin tek të rinjtë Rom dhe jo-Rom.