Lëvizja Afro-Amerikane udhërrëfyese për Respektimin e të Drejtave të Minoritetit Rom në Shqipëri

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë organizoi në ambjentet e Qendrës Komunitare Nishtulla 27 Shkurt 2014 aktivitetin "Lëvizja Afro-Amerikane udhërrëfyese për respektimin e të drejtave të minoritetit Rom në Shqipëri". Në aktivitet morën pjesë të rinj nga komuniteti Rom, amabasada Amerikane dhe Shoqëria Civile e institucione të ndryshme. Të rinjtë Rom shfaqën prezantime, role play, dokumentar si dhe reflektuan në një diskutim në lidhje me lëvizjen Afro-Amerikane dhe sfidat që përballet komuniteti Rom në Shqipëri.