Policimi në Komunitetin Rom

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri me mbështetjen Suedeze për policimin në komunitet ka zbatuar iniciativën "Përfshirja e të Rinjve Rom në Rritjen e Sigurisë Komunitare në Fier". Kjo iniciativë synon të krijojë ura bashkëpunimi midis të rinjve Rom, shkollë, policisë si dhe Bashkisë Fier. Rreth 200 të rinj nga fshati Rom, Baltëza dhe Mbrostar Ura në Fier do të lidhin kontakte me oficerët e policisë për të adresuar çështje të sigurisë. Gjithashtu 50 oficerë të policisë Fier do të njihen me elementë të kulturës, historisë rome me qëllim rritjen e aftësimit me komunikimin ndërkulturor.