21 Maj 2015, Dita Botërore e Diversitetit Kulturor

Në kuadër të ditës Botërore së Diversitetit Kulturor 21 Maj 2015, Ministria e Kulturës organizoi aktivitetin "Trego Kulturën Tënde". Ky aktivitet kishte si synim të pasqyronte aktivitetet dhe përpjekjet që grupet minoritare dhe Ministria e Kulturës kanë zhvilluar në kuadër të promovimit të kulturës jomateriale. Lancimi i hartës dixhitale për kulturën jomateriale ishte një pjesë tjetër e këtij aktiviteti. Në përfundim të aktivitetit, Ministria e Kulturës znj. Mirela Kumbaro ndau disa çmime mirënjohje për organizatat minoritare. Një çmim mirënjohje mori dhe Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, për kontributin e dhënë në promovimin e kulturës Rome.