Leksion i Hapur

Në kuadër të inisjativës "Përgjigje Sistemike dhe Akademike ndaj Anti-gjipsizmit", mbështetur nga Zyra e Iniciativës Rome - Fondacioni për Shoqërinë e Hapur , Budapest, Hungari dhe zbatuar nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri u zhvillua një leksion i hapur në shkollën e mesme "Eqrem Çabej" me titull "Edukim Ndërkulturor dhe Kultura Rome". 

Ky leksion u mbajt nga drejtori i Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri, z. Bledar Taho. Rreth 60 nxënës të kësaj shkolle si dhe mësues u njohën me elementë të kulturës, historisë dhe gjuhës Rome. 
Në këtë aktivitet mori pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, e cila përgëzoi iniciativën, si dhe siguroi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që kjo përpjekje të shtrihet dhe në shkolla të tjera.