Dita Ndërkombëtare e Popullit Rom, 8 Prill 2015

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizuan 8 Prillin, ditën ndërkombëtare të popullit Rom, aktivitetin e titulluar: "Diversiteti Rom, si Vlerë e Trashëgimisë Kulturore Shqipëtare ". 

Ky aktivitet kishte si qëllim të promovonte, një pjesë të historisë, traditave dhe kulturës Rome përmes ekspozitë fotografike, inskenimeve të gjalla, prezantimit klasik, proçesit të shoqërizimit dhe njohjes së kësaj kulture nga shoqëria Shqipëtare. 
Në këtë aktivitet mbajtën një fjalë përshëndetëse Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, ku theksoi mbështetjen për promovimin e kulturës Rome si dhe drejtori i IRCAs z. Bledar Taho, duke ndarë disa momente tipika kulturore me pjesëmarrësit.