Background për IRCA

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) është një organizatë rinore e themeluar në 1 korrik 2011. Ideja për të pasur një institut Rom i cili kujdeset për të kultivuar dhe zhvilluar më tej elementet dinjitoz të trashëgimisë kulturore rome u formua ndër vite e frymëzuar së tepërmi nga shërbimet edukative dhe ndërkulturore të ofruara nga Këshilli Britanik, Instituti Italian i Kulturës, Instituti Goethe, Aleanca Franceze, Korpusi i Vullnetarëve të Paqes si dhe nga studimet e qendrave kërkimore në universitetet Europiane dhe të Amerikës së Veriut me të cilat nismëtarët e institutit kanë pasur eksperiencat e tyre. 
Misioni: Advokimi për aksesin e barabartë të qytetarëve rom në të drejtat dhe shërbimet publike e sociale; Këshillim Kariere dhe asistencë arsimore për studentët rom; Kryerja e studimeve për të dokumentuar dhe institucionalizuar elementët e shëndetshëm të trashgimis kulturore rom; promovimi i shkëmbimeve ndërkulturore dhe i marrëdhënieve miqësore midis të rinjve rom dhe jo-rom në vënd e më gjerë. Kombinim i shërbimeve vullnetare dhe advokuese si dhe aktiviteteve rekreative kanë ndikuar në krijimin e tri rrjeteve rinore, duke përfshirë Rrjetin Rom të studentëve, Korpusit Rom të Vullnetarëve, si dhe Parlamenti Rinor Rom - Forumi. Shumica e aktiviteteve të IRCAs janë paraqitur edhe në një program radiofonik në internet me titull "Kanxura" -Radio.
Impakti i IRCAs është në 4 kategori kryesore:

a) Dialogu ndërkulturor:

b) Fuqizimi Rinia:

c) Advokimi dhe pjesëmarrja:

d) Zhvillimi Institucional dhe Ndërtimi i Partneritetit: