Arti dhe Kultura


Me krenari themi që ndoshta kontributi mëi madh i romëve në shoqëri rezulton në fushën e muzikës. “…topa bore hedhin shokët tanë…” janë vargjet që shoqërojnë këngën “bardhësi’ muzika e së cilës u kompozua nga kompozitori rom Vakthi Sheme. Kjo këngë mori cmimin e dytënë festivalin e 10-të të këngës në RTSH. Përvec përkushtimit serioz per kompozimin e këngëve të muzikës së lehtë, krijimtaria e kompoziorit rom përfshin edhe një sërë veprash të njohura në fushën e muzikës klasike. Bashkëpunëtor të afërt të tij kanë qenë zerat e njohur të muzikës së lehtë shqiptare  siKozma Dushi, Lindita Theodhori etj.

Por influencaromenë muzikë kalon kufijtë e shqipëriss. Kjo tregohet edhe në te famshmen italiane “violino tzigano”, ku del në pah muzika e embël e violinës cigane, njohur edhe si instrumenti karakteristik i romëve. Në historinë e kercimit spanjol flamenco, romët përmenden si krijuesit  e parë të këtij kërcimi popullor.

Simbolet rome kanë frymëzuar mjaft personalitete në botë për të kontribouar në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit rom. Kohët e fundit artisti rom nga Shqipëria Sead Kazanzhiu ka realizuar monumentin rom  i cili ka formën e rrotës së hapur duke treguar simbolikisht  respektin për origjinen rome dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore midis romëve dhe jo-romëve. Monumenti rom u vendos për herë të parënë kryeqytetin e Shqiperise Tiranë ne vitin 2014, përpara godinës së Ministrisssë Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Romët tradicionalisht kanë shkëlqyer në punimet e ndryshme artizanale e sidomos produktet e kashtës, qëndistari, perpunimin e metalit e përgatitjen e bizhuterive.

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, ka si pjesë të misionit të tij përgatitjen e materialeve enciklopedike rreth identitetit rom dhe  trashegimisë kulturore në Shqiperi e më gjere.