Historia

Historia rome njeh disa vale emigrimi të popullit rom nga sub-kontinenti indian për nëeurope. Shpërnguljet e  para të popullit rom nga india mendohet të jenë zhvilluar rreth shek. 6. Emigrimi i dytë  referuar edhe si  Aresajipe,pretendohet të ketë ndodhur nga azia jug-perëndimore për nëeurope në shek.14. Vala e tretë emigruese përfshin lëvizjet e romëve nga europa në kontinentin amerikan gjatë shek.19 dhe fillim shek. 20 pas përfundimit të skallavërisë së romëve nëeuropë në vitet 1856-1864. Kapitujt kryesorëtë dokumentuar tëhistorisë rome përfshijnë 1) periudhën para-europiane dhe emigrimin e parë nga india në perandorinë byzantine; 2) periudhën e hershme europiane dhe diskriminimi; 3) politikat shtetërore të integrimit, asimilimit dhe deportimit; 4)emigrimii dytë dhe intensifikimi i diskriminimit; 5) persekutimi, internimi, genocide dhe holokausti; 6) diskriminimi i zgjatur dhe lufta për të drejta civile; 7) vala e trete e emigrimit dhe procesi i emancipimit.

Në Shqipëri që prej regjimit otoman romët kanë bashkëjetuar në paqe me grupet e tjera etnike pavaresisht se hendeku social dhe ekonomik midis tyre dhe pjesës tjetër të popullsisë vazhdoi të ekzistonte. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi 500,000 romë nga vende të ndryshme të Europës  u ekzekutuan në kampet naziste të  përqëndrimit. Pavarësisht kësaj ne shqipëri nuk u zbatuan politika persekutimi as për popullsinë hebre dhe as për atërome. Ndërkaq, disa rome morën pjesë aktive në Luftën nacionalçlirimtare dhe gjatë periudhëssocialistetrajtimi i romëve nuk shënoi përkeqësim, përkundrazi rezultoi nëpërmirësime të dukshme në strehim, arsim, përkujdesje shëndetësore dhe shërbime sociale si për pjesën tjetër të popullsisë. Ndonëse romët gëzoninformalisht  të drejta të barabarta, qëndrimet paragjykuese dhe të  inferioritetit ndaj identitetit rom mbizoteronin dhe kanë lënë gjurmë edhe në shoqërinë e sotme shqiptare.