Origjina

Studimet linguistike, antropologjike, dhe biblike kanë hedhur së fundmi më shumë dritë rreth origjinës dhe historisë tëpopullit rom.

Gjuha rome “romane”është njëgjuhë  indo-ariane pjesë e familjes gjuhësore indo-europiane e cila flitet që nga fillimi i mesjetës vetëm në diasporë, jashtë sub-kontinentit indian, dhe sot  është një pjesë integrale e diversitetit linguistik europian. Studimet linguistike dhe antropologjike dëshmojnë se lëvizjet emigruese tëpopullit rom ndodhën rreth1500 vjet më parë ( shek. 6)nga India veri-perëndimore drejt Persisë e gadishullit Ballkanik e më pas në gjithëEuropën. Populli rom mendohet se ka emigruar kryesisht nëpërmjetdy rrugëve, asaj kontinentale dhe nëpërmjet Qipros (në atë kohe njihej edhe si Egjipti i vogël). Për këtë arsye disa studiuesë thonë se romët u quajtën nga të tjerët “Gypsy”, që rrjedh nga fjala “Egypt” ose  me saktë “little Egjipt” (Egjipti i vogël). Ndërkohë që termi “Gypsy” u ngarkua me konotacione negative dhe paragjykuese , romët vazhduan ta quanin veten “rom” një term i cili në gjuhën rome nenkupton fjalen “bashkëshort” dhe “burrë”. Kongresi i Parë Botëror i Romëve  denoncoi termat  me të cilët jo-romët i janë referuar romëve  shpesh të shoqëruara me konotacione negative e denigruesedhe vendosi që termi rom të ishte referencë zyrtare për popullin rom, duke respektuar zgjedhjet që komunitete të caktuara rome i referohen vetvetes me terma lokal, ose që kanë kuptim në gjuhën rome (psh fjala “manush” e cila në shqip përkthehet “njerëz” ose  terma të tjerë që burojnë nga përkatësia e hershme fisnore  (psh fjala “sinti”, etc).

Disa studiuesë biblikpranojnë faktin se romët e nisën udhëtimin e tyre për në europe nga india, porkjo e fundit sipas tyre nuk mund të ishte vendii origjinës së romëve.  Këtë pretendim studiuesit biblik e arsyetojne me prezencën  e mjaft elementëve  domethënës të përbashkët në fenë e israeliteve dhe besimet rome ,  te cilat sipas tyre burojne ekskluzivisht ne torrah, ( biblen hebraike) dhe që nuk kanë aspak lidhje me fenë indiane.Sipas këtyre studiuesëve pretendohet se romët kanë lidhje me israelitet e diasporës të vendosur në indi, dhe mund të jenënjënga  10 fiset e humbura te israeliteve.

Pavarësisht pretendimeve për origjinën indiane apo origjinën e hershmeisraelite të romëve, është fakt që elementë të të dyja kulturave( indiane dhe israelite) janë prezent edhe sot tekdiaspora rome në europe. Ndërsa analizat linguistike tregojne se gjuha rome përvec mjaft bazave indiane ka edhe mjaft influenca nga gjuhët e vendeve ku ata kanë udhëtuar të tilla si greqishtjaetj., elementë të tjerë etnografike si veshjet karakteristike të grave rome dhe kapelja e zezë e burrave u ngjan veshjeve tradicionale israelite, pa lënëmënjane dhuntinë e sipërmarrjes  apo historitë e skallavërimit, diskriminimit dhe persekutimeve famëkeqe ndaj diasporës rome dhe asaj israelite