Konferenca Finale

Më 30 Qershor 2015 Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri organizoi konferencën final në kuadër të projektit "Promovim i Identitetit Rom dhe Aksesit të Barabartë, përmes Radios Online dhe Angazhimit të Modeleve Pozitive". Ky projekt u zhvillua në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës duke arritur ngritjen e radios së parë rome online të quajtur "Radio Kanxura"; promovoi talentet rome në fushën e kulturës dhe edukimit si dhe lehtësoi aksesin e të rinjve rom në sistemin arsimor. Ai u mundësua me mbështetjen financiare të programit të Ambasadës Autraliane në Romë / Itali.