Festat

8 prilli - Dita Ndërkombëtare Rome simbolizon rezistencën, dinjitetin, lirinë dhe krenarinërome dhe perkon me përvjetorin e Kongresit Botëror të Romëve, i cili u zhvillua në Orpington, të Londrës në 1971.  Kjo ditë përfaqëson gjithashtu lavdinë e popullit Rom dhe rezistencën paqësore për të ruajtur gjuhën dhe integritetin e kultures Rome si njëtriumph ndaj historise famëkeqe të skllavërimit, holokaustit dhe diskriminimit.

Romët së bashku me miqtëe tyre jo-rom në ditën ndërkombëtare rome organizojnë aktivitete te ndryshme festive dhe advokuese për përpjekje të vazhdueshmenë sigurimin e të drejtave qytetare të barabarta për të gjithëromët  dhe nxitjen e diversitetit kulturor sinjë pasuri e përbashkët  e gjithë shoqërisë.

6 maj –Edelezi  është festa rome e Shën Gjergjit. Rituali i zakonshem i kësaj dite është përgatitja e mishit të qingjit, një praktikë pagane e sakrifikimit që ndoshta lidhet edhe me faktin se Shën-Gjergji ishte shenjtori pardon i barinjve. Në këtë ditë grupet e të rinjve rom, festojne me kenge e valle e lojra te ndryshme duke mbajtur kryqin të duar. Një nga lojrat më karakteristike është loja  e ekuilibrit ( ose zhamballës) që luhet midis një burri dhe gruaje, duke u ngritur dhe rrotulluar njëkohësisht. Kjo lojë për romët nënkupton se të paktënnë ditën e shënuar të Shën-Gjergjit burri dhe gruaja janë të barabartë. Rreth e përqark janë spektatorë që festojnë e presin rradhen në cift.

Kënga tradicionale rome  i kushtohet pikërisht ditës së Erdelezit ( Shën-Gjergjit) dhe ka marr për titull emrin e festës e cila shoqërohet nga kërcimi rom “oro”( në gjuhën rome “rreth”) që rrjedh nga “horah” në hebraisht nënkupton kërcimin rreth. Kërcimi rreth (horah) luajti një rol themelor në kërcimin popullor Israelit të kohëve moderne, duke u bërë edhe njësimbol i bashkimit të popullit Hebre dhe rindërtimit e shtetit të Israelit. Muzika e bukur rome e Erdelezit kombinohet me kërcimin rreth oro si për të celebruar bashkimin midis romëve dhe ardhjen e pranverës së shumëpritur për ta.