Kërkesë për ofertë: Blerje Karburanti – diesel

Kërkohet ofertë për pjesmarrje në proçedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Blerje Karburanti – diesel” për organizatën jo-qeveritare “Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri”.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Ofertë për prokurim karburanti pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 15-10-2018, ora 17:00

I.R.C.A – INSTITUTI I KULTURËS ROME NË SHQIPËRI është një organizatë jofitimprurëse e cila ofron shërbime për advokimin per akses të barabartë të romeve në të drejtat e njeriut dhe në shërbimet publike dhe sociale.

Për implementimin dhe mbarëvajtjen e projekteve të saj, Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri i lind nevoja për blerje karburanti çdo muaj.

Adresa e dorëzimit të ofertës:

IRCA, Rruga “Myslym Shqyri” “S. 24 /b, P.O.Box 154, Tiranë – www.irca.al 

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

IRCA është e intresuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari Blerje karburanti.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorezojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.

  1. Të jenë të regjistruara pranë QKB
  2. Të ofrojnë shërbimin e shitje karburanti
  3. Vendndodhja: Tiranë

Oferta duhet të dorëzohet me systemin me “zarf” ose elektronikisht ne adresen e e-mail: prokurime.irca@gmail.com .

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
  2. Aneks 1 Formulari i Specifikimeve Teknike.
  3. Propozimi financiar i ofertuesit (Aneks 2 Formulari i Ofertës Financiare) duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  4. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  5. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  6. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  7. Aneks 3 IRCA Code of Conduct (të firmosur dhe të vulosur).

Propozimi financiar:

Zarfi duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë për prokurim Blerje Karburanti

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Per çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: institute.irca@gmail.com.

Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marin pjesë në tender, do tju njoftohet të gjitha subjekteve pjesmarëse në tender.

Vleresimi ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoren për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.

Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.

TABELA E VLERSIMIT TEKNIK TE OFERTAVE

Ofruesi Specifikimet Dokumentacioni Ofrohet Pass Fail
Ofruesi #1
Ofruesi #2

1 – Dobet

2 – Pranueshëm

3 – Shumë Mirë

Shembull: Tabela 1

KUSHTET E KONTRATES

  1. Afati i kontratës: Nga data e Nënshkrimit të kontratës deri në 31-12-2018 më të drejtë rinovimi.
  2. Në se nuk plotësohen të gjitha kritetet ,kandidati nuk kualifikohet dhe do te vazhdohet me kandidatin tjetër rë renditur.
  3. Pagesa 100% do të kryhet pas blerjes së karburantit pranimit të faturës tatimore, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash.
  4. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit
  5. Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.

SPECIFIKIMET TEKNIKE TE KERKUARA

Nr. Përshkrimi i Mallit Njësia Sasia Çmimi
1 Karburant (diesel) me tollona ose karte Litra/muaj 200

 

MIREPRESIM OFERTEN TUAJ