Advokuesit e Rinj për Shërbime Publike Cilësore dhe Gjithëpërfshirëse

Instituti i Kulturës Rome në  Shqipëri po zbaton inisjativënAdvokuesit e Rinj për Shërbime Publike Cilësore dhe Gjithëpërfshirëse”. Kjo inisjativë  synon të fuqizojnë personat e disavantazhuar në Shqipëri për të patur akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të ndikojnë në vendimmarrjen lokale dhe të rrisë llogaridhënien e personave përgjegjës”. Rreth 60 të  rinj të  disavantazhuar (rom dhe jo rom), të  moshës 14 deri në  18 vjec dhe 18 deri në  35 vjec nga Korca, Pogradeci dhe Kruja trajnohen me metodat e Edukimi Bashkëmoshatar (Peer to peer) dhe Raportimi në  Komunitet (Reporting in the Field). Nëpërmjet këtyre metodave synohet të realizohen aktivitete rinore që do të kenë në qendër zhvillimin e aftësive të lidershipit të të rinjve, ndikimin për një ofrim më të mirë të shërbimeve nga institucionet vendore për të rinjtë, ndikim në hartimin e programeve dhe inisjativave edukuese dhe gjithëpërfshirjes rinore.
Inisjativa realizohet me mbë shtetjen e projektit Askush të  Mos Mbetet Pas “Leave No One Behind” (LNB), një Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga katër agjenci të Kombeve të Bashkuara UNDP, UNFPA, UNICEF dhe UNWOMEN, në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

Bashkëpunëtorë: Institucionet vendore (Bashkia, DAR, Shërbimet sociale, Zyra e Punës, Shkolla, si dhe organizata të shoqërisë civile dhe rrjete rinore vendore në Krujë, Korcë dhe Pogradec)